Connect with us

Kosova

Fol Borrell, apo të iku goja/ Butikofer: Ai nuk guxon të thotë se pa mbështetjen e Serbisë, sulmi nuk do të ishte i mundur

Deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reagaur ndaj deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell në lidhje me ngjarjen e fundit ne Kosove. Me anë të një postimi në “X”, ai tha se Borrell nuk guxon të thotë atë që të gjithë e kuptojnë: Se pa ndihmën e Serbisë,  sulmi me te vrare dhe te plagosur nuk do të ishte i mundur

Nga ana tjeter Profesori amerikan, Edward Joseph, ka thënë se ngjarja e fundit tragjike në Kosovë është provë e angazhimit të Amerikes në Ballkan. Ai ka thënë se ambasada e SHBA në Beograd duhet ta ripostojë reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Ambasada amerikane në Serbi duhet të ri-cicërojë menjëherë deklaratën e ambasadorit Hovenier, i cili ishte i kujdesshëm që të mos tregonte dike me gisht, por vetëm këmbënguli që “vrasësit të sillen para drejtësisë” për “këto akte të dhunshme kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”.

Advertisement