Connect with us

Kronike

“Fondet e anuluara nga BE për Portin e Durrësit, do të kalojnë në Porto Romano”

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi I eshte përgjigjur pyetjes së PD se pse u anulua fondi i BE për portin e Durrësit, duke thënë se granti do të shkojë në Porto Romano. Në një letër për kreun e grupit parlamentar të PD, Varhelyi garantoi se BE mbështet projekte investimi në Porto Romano duke shtuar se është objektiv i përbashkët zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Duke qenë se porti i Durrësit do të transformohetnë në investimin strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, fondi i BE prej 28 milionë euro që do të shkonte në portin e Durrësit për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe 2 të terminalit do të kalojë si investim në Porto Romano. Komisioneri për Zgjerimin thekson se “Komisioni Evropian i kushton rëndësinë më të madhe përputhshmërisë me standardet e marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe BE-së”. Kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare me vendet e treta, qëndrimi i Bashkimit Evropian është i qartë dhe ai është ngritur vazhdimisht, përfshirë edhe Këshillin e fundit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri që u zhvillua në mars 2021. Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimeve publike dhe koncesioneve, duke përfshirë edhe marrëveshjet e lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë për prioritetet e investimeve. Sigurisht që ne i kemi ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me Projekti i Portit të Durrësit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, aktivitetet e Portit të Durrësit janë planifikuar të zhvendosen në Porto Romano. Si rezultat i modifikimit në projekt dhe ndryshimi të përdorimit të Portit të Durrësit, Komisioni anuloi grantin e mbetur për investimin në këtë projekt specifik. Nderkaq ne letren e varhelyi thuhet se komisioni është i gatshëm të mbështesë dhe të akomodojë projekte të mëtejshme investimi në lidhje me projektin e ri komercial të zhvillimit të Porto Romanos nëse kërkohet

Advertisement