Connect with us

Bota

Izraeli e quan fitore/ Forcat izraelite ekzekutojnë shefin e financave të Hamasit: Ka luajtur rol në…

Forcat izraelite kanë vrarë shefin e financave të Hamasit.

Ibrahim Abu-Shamala, u vra në një sulm ajror në Rripin qendror të Gazës të martën, tha ushtria izraelite (IDF). Abu -Shamala, i cili konsiderohej një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-shefit ushtarak të Hamasit, Marwan Issa – i cili u vra në një bastisje në mars 2024 – besohet se ka luajtur një rol vendimtar në financimin e grupit.

Sipas IDF-së, Abu-Shamala menaxhoi buxhetin e krahut ushtarak të Hamasit gjatë luftës, duke organizuar rrjedhën e miliona dollarëve në Rripin e Gazës përmes transportit dhe kontrabandës.

“Me këto para, Abu-Shamala kontribuoi në përpjekjet e riarmatimit të Hamasit dhe shpërndarjen e pagave për anëtarët e tij, duke forcuar në thelb aktivitetin e vazhdueshëm terrorist të organizatës”, thuhet në deklaratë.

Advertisement