Connect with us

Politike

Forumi i gruas socialiste, Balluku: Të lumtura, gra të pavarura ekonomikisht

Në Tiranë është prezantuar “Manifesti i Forumit të Gruas së Partisë Socialiste të Shqipërisë”, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung.

Zëvendës/kryeministria Belinda Balluku thotë se është e rëndësishme që vendi ynë  të shkojë përpara me fuqinë e gruas.

“Rrugëtimi ynë politik ka qene i shtruar, ka qene një rrugëtim ku ne jemi ndjerë mirë. Askush nuk i beson ato përrallat e baltës, Edi Rama, dhunues i grave, askush nuk do harxhonte kohën ti analizonte ato, pasi ne jemi fakti që çfarë ka bërë Edi Rama dhe çfarë mund të bëjë ai për gratë. Problemi është çfarë mund të bëjmë ne, me fuqinë që kemi në politikë. Sa e rëndësishme është që ne me forcën që na jep politika, të arrijmë të hyjmë në çdo shtëpi dhe t’i themi çdo gruaje që në qoftë se do të jetojë e lumtur, duhet të jetë e pavarur ekonomikisht”, tha ministrja.

Advertisement