Aktualitet
FORUMI PËR ZHVILLIMIN E MEDIAS
Shkëlqesi,
Të nderuar pjesëmarrës,
Zonja dhe zotërinj!
Kam kënaqësinë të hap këtëveprimtari, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë në Tiranë, vetëm katër ditë pas mbërritjes sime këtu dhe pas marrjes së pozicionit të ri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Në fakt, ky është aktiviteti im i parë publik në Shqipëri dhe jam veçanërisht i lumtur që Forumi për Zhvillimin e Medias po ma jep këtë mundësi.
Më lejoni të falënderoj anëtarët e nderuar të panelit për pjesëmarrjen e tyre fizike dhe elektronike sot, duke filluar nga kolegët e mi: Kreune Delegacionit të Bashkimit Evropian, Kryetaren e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë dhe Drejtorin e Zyrës së Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.U jam mirënjohës të gjithë atyre që po i ndjekin nga larg zhvillimet e këtij Forumi.
Kjo veprimtari vjen në kohën më të duhur. Siç të gjithë e dini, OSBE-ja shënon këtë vit 45-vjetorin e Aktit Përfundimtar të Helsinkit, i cili shtroi rrugën për parimet themelore dhe angazhimet e përqasjes gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë. Ky dokument themelor njohu rëndësinë që ka informacioni për demokracinë dhe sigurinë, duke formësuar edhe parimet për përmirësimin, qarkullimin, qasjen dhe shkëmbimin e informacionit, duke përfshirë bashkëpunimin dhe përmirësimin e kushteve në të cilat gazetarët ushtrojnë profesionin e tyre.
Prezenca ka punuar qëndrueshëm ndër vite për t’i kthyer këto parime në ndihmë të prekshme, duke bashkëvepruar me institucionet shqiptare, me shoqërinë civile dhe me median. Jemi këtu për të ofruar mbështetjen tonë teknike nëpërmjet zbatimit tëprojekteve tematike që synojnë të përmirësojnë nivelin e profesionalizmit të raportimit, ta bëjnë më transparente pronësinë e medias, të mbështesin median në procesin e vetërregullimit, të rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë e grave gazetare, të përmirësojnë punën dhe profesionalizmin e transmetuesit publik. Me sa kuptoj nga kolegët e mi të Prezencës, të gjitha këto që sapo përmenda janëpërparësi, përparësi që edhe unë i ndiej natyrshëm dhe synoj t’u kushtoj vëmendje.
Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi tëtheksoj se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë për sektorin e medias me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe se pres me padurim të vazhdojmë ta zgjerojmë. Faleminderit, ambasador Soreca për mbështetjen!
Në titujt e përzgjedhur për panelet e këtij Forumi,dallova fjalë interesante dhe frymëzuese, për të cilat jam i sigurt se do t’ju ndihmojnë të pasuroni diskutimet dhe do të gjallërojnë debatet vijuese. Ideja e “udhëtimit” nënkupton dinamizëm dhe një lloj drejtimi në mbështetje të lirisë së medias dhe lirisë së fjalës, për të përmirësuar mjedisin e përgjithshëm profesional të gazetarëve, edhe në kuadër të rrethanave aktuale të vështira të shkaktuara nga pandemia.
E vlerësoj idenë që cilësia e informacionit të shihet si investim për të ardhmen. Profesionalizmi dhe cilësia janë përbërës thelbësorë për të pasur një shoqëri të pjekur konsumatore të medias, veçanërisht tani që përftojmë një sasi të pafundme informacioni që qarkullon lirshëm dhe qëështë i qasshëm për një publik mjaft të gjerë.
Interneti është si oqean fantastik, pa pafundësinë e të cilit nuk e imagjinoj dot më jetën time, por jam i ndërgjegjshëm se ai nuk shoqërohet me busull që të më udhëheqë nëujërat e tij tëpapërshkuara.Ideja e busullës ështëpjesë e nocionit më të gjerë tëqëndresës kombëtare ndaj dezinformimit dhe lajmeve të rreme. Dhe nuk mund të rri pa theksuar rëndësinë e edukimit mediatikdhe veçanërisht rolin thelbësor qëai ka te brezat e rinj. Pyes veten nëse, ndër të tjera, debati ka të bëjëme garantimin e lirive dhe, paralelisht, me fuqizimin e qytetarëve që të kërkojnëinformacione të paanshme nga media.
Përpara se t’ia kaloj mikrofonin ambasadoritSoreca, më lejoni të falënderoj kolegen time znj.SihanaNebiudhe kolegët e mi të shkëlqyer të Prezencës, të cilët kanë bërë punë të palodhur për organizmin e këtij aktiviteti, i gjashti i llojit të tij, në këto kohë të vështira të pandemisë.
I uroj më të mirat këtij aktiviteti dhe ju ftoj të vazhdoni të mbeteni partnerë të afërt me ne.Falemnderit!