Pinknews
FOTO/ A janë ftohur raportet me Luizin? Efi i thotë të gjitha me një veprim
Ata ishin një nga dyshet më të dashura të “Big Brother VIP”, por raporti i Efit dhe Luizit kaloi në një kalvar ulje-ngritjesh.
Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet por nuk janë shfaqur bashkë ende.
Gjithsesi, duket se dyshja gëzojnë raporte të mira. Thënë kjo, Luizi ka publikuar së fundmi këngën e tij të re dhe mes njerëzve që e ka mbështetur ka qenë edhe Efi.
Ajo ka publikuar në Instagram këngën e fituesit të BBVA, dhe ky i fundit më pas e ka rishpërndarë. Në një intervistë para pak ditëve Efi tha se nuk është takuar ende me çiftin prej angazhimeve.
“Jo, me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan. Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës.”