Politike
FOTO/ Balliu prezanton kandidatët për deputetë në Njësinë 3 në Tiranë

Drejtuesi politik në Njësinë 3 Klevis Balliu ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë Ilir Alimehmeti dhe Lili Sula.
Balliu gjithashtu deklaroi se fitorja e Aleancës për Shqipërinë Madhështore është e padiskutueshme në 11 Maj.
Gjatë takimit me demokratët Klevis Balliu u bën thirrje qytetarëve: Të bashkohemi për të kthyer normalitetin politik në vend, të rivendosim demokracinë, të ringremë ekonominë, të ulim taksat, të reformojmë arsimin dhe shëndetësinë.
Ekonomia është prioritet për Shqipërinë Madhështore dhe është çelësi për ta bërë Shqipërinë Madhështore-tha drejtuesi politik.

