Connect with us

Politike

Foto/ Berisha denoncon Ballukun: Ka vjedhur të dhënat e KQZ-së për emigrantët

Kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar zv.kryeministren Belinda Balluku se përmes drejtoreshës së saj ka vjedhur të dhënat e KQZ-së për emigrantët.

Berisha në një postim në Facebook, ka publikuar mesazhet e qytetarëve emigrantë të cilët pohojnë se janë telefonuar nga Balluku për të marrë pjesë në takimin e Milanos.

Kontaktet e tyre, sipas Berishës, janë marrë në sistemin PER ku regjistrohet diaspora për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Postimi i plotë:

Keqpërdorim kriminal i të dhënave të platformës së KQZ-së nga Lubi Balluku. Drejtoresha militante e PS-së vjedh të dhënat e PER për Lubi Ballukun!

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të bashkëpunëtores në krim të Lubi Lotit në KQZ.

I bëj thirrje emigrantëve tanë në Milano, priteni me vezë dhe domate Lubi plaçkitësen siç e meriton.

Lexoni më posht mesazhet e emigrantit dixhital!

Keytar uroj qe te jesh mir ! Ne kemi ba kerkes per me votu si emigranta qe jemi kemi len numri edhe adresen Belinda Balluku na telefon per me marr pje ne nji takim qe ka ajo me 2 shkurt ne milano ku i merr ajo te dhanat ton qe kemi ne itali???????

Ju lutem kujt ia keni dhene numerat??konkretisht?

Numrine kemi dhen tek aplikacioni i PER per mu rregjistru me votu nga italia . Me moren cel me pyten ke nevoj per ndim per mu rregjistru e pasta than do vini me dt 2 shkurt ne Milano me taku Belinda Ballukun

Advertisement