Kronike
FOTO/ Doreza hekuri, biçak dhe një kapele, pamjet nga vendi ku u vra 15-vjeçari
Një sherr mes adoleshentëve në Gramsh, ka përfunduar me një viktimë dhe me një të plagosur. Fillimisht u raportua për një viktimë, Fatjon Bici 15-vjeç, por bilanci thellohet teksa mësohet se plagë të rënda ka marrë edhe një 15-vjeçar.
Marko Liçi, 15-vjeç fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Kjo është konfirmuar nga mjekët, por ai do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Ende dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.