Connect with us

Aktualitet

Foto/ Babai nxjerr fëmijët e mitur lakuriq në rrugë

Kemi hyrë në stinën e vjeshtës, temperaturat nuk shkojnë më shumë se 20 gradë celcius, por kjo kjo nuk e ka ndaluar një prind që të nxjerrë lakuriq në mes të rrugës dy fëmijët për të lypur.

FOTOLAJM- Shokuese në Durrës! Babai nxjerr fëmijët për

Episodi i rëndë ka ndodhur para Gjykatës të Durrësit, ku dy të miturit, jo më shumë se 3 vjeç, përdoren nga i ati i tyre për të lypur para. Në mes të rrugës, ku pa dyshim që qarkullojnë edhe efektivë policie, por asnjë prej tyre nuk vepron për të ndaluar abuzimin e këtyre fëmijëve.

FOTOLAJM- Shokuese në Durrës! Babai nxjerr fëmijët për

Prindërit i nxjerrin çdo ditë në rrugë fëmijët e tyre në të tilla kushte, ndërkohë që sot siç duket edhe nga fotot një furgon i Policisë së Shtetit, i ka kaluar shumë pranë dhe thjesht ka injoruar situatën.

FOTOLAJM- Shokuese në Durrës! Babai nxjerr fëmijët për

Ndërkohë që të miturit vazhdojnë dhe shfrytëzohen nga i ati, në kushte të vështira dhe denigruese për ta. Teksa e gjithë kjo ndodh para syve të të gjithëve, Shërbimi Social hesht, ose më e keqja nuk ka asnjë informacion se çfarë ndodh në terren.

Advertisement