Sport
FOTO/ E dhunoi Gigs, ish-e fejuara shfaqet me buzën e nxirë
Ish e fejuara e Rajan Gigsit, Kejt Grevill, është fotografuar për herë të parë pas akuzave ndaj legjendës uellsiane se ushtroi dhunë mbi të. Dhe “The Sun” konfirmon gjithçka duke e shfaqur atë me buzën e nxirë.
Legjenda e Mançester Junajtid u arrestua dy javë më parë në shtëpinë e tij me akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj bashkëjetueses së tij 36-vjeçare. Shkaku i sherrit mendohet se kanë qenë disa mesazhe tradhtie që ajo ka zbuluar në telefonin e trajnerit të kombëtares së Uellsit.
Por ai i ka mohuar akuzat. 46-vjeçari vendosi që të mos ishte në krye të skuadrës për tre ndeshjet e këtij muaji, ndërkohë që ish-e fejuara e tij doli për herë të parë nga shtëpia këto dy javë për të shëtitur qenin e saj. Dhe “The Sun” e fotografoi me një të nxirë të dukshme mbi buzën e saj, duke aluduar se është shenjë e dhunës së Gigsit.
PANORAMASPORT.AL

