Kronike
FOTO/ E rëndë në Gjermani, 37-vjeçari dhunon për vdekje shqiptaren
Një 28-vjeçare nga Kosova është dhunuar për vdekje në parkingun e një dyqani në Aachen të Gjermanisë. Bild shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Autori është ish-bashkëshorti i të ndjerës, i cili pasi e dhunoi dhe e la për vdekje shkoi dhe u dorëzua në Polici. Raportohet se çifti janë nga Mitrovica, ndërsa viktima është identifikuar si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Çifti ishin divorcuar për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares. Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj.