Connect with us

Kronike

Tragjike/ Foto e tre viktimave të aksidentit

Personat që shihni në foto janë Orjol Lame, 30 vjeç, Shane Hyseni 22 vjeç, burrë e grua dhe djalit të tyre të ndjerë 1-vjeç.

Personat në fjalë përveç Orjolit, bashkë me motrën dhe vëllanë e Shanes, konkretisht 8-vjeçarja Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni, humbën jetën në një aksident në Itali.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida, në provincën e Reggio Emilia, dhe la të plagosur Orjolin, ndërsa mori jetën e Shanes, djalit të saj Mattias, motrës Rejana dhe vëllait Resat.

Dy familje të shkatërruara në një tragjedi të vetme në aksidentin e mbrëmshëm, në Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida, ku një makinë, në të cilën ndodheshin pesë persona, u përplas me një shtëpi të pabanuar rreth orës 20:00.

Sipas mediave vendase, janë identifikuar katër viktimat, të gjithë me origjinë shqiptare, të vilët janë: Shane Hyseni 22 vjeç, nëna e Mattias Lame, një vit e gjysmë. Me ta, në të njëjtën makinë, vdiqën 8-vjeçarja Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni, motra dhe vëllai i Shanes, të gjithë me banim në Reggio.

Në timonin e Fiat Stilo ishte një 30-vjeçar, bashkëjetues i vajzës dhe babai i foshnjës së ndjerë, tashmë i shtruar në kushte shumë të rënda në terapi intensive. Policia lokale e koordinuar nga Prokuroria po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas gjetjeve fillestare, makina ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, por shkaqet e sakta të përplasjes janë ende duke u hetuar.

 

Advertisement