Connect with us

Politike

FOTO/ “Fshesa” brenda PD-së/ Noka heq nga grupet e WhatsApp deputetët që nuk rimorën mandatin

Partia Demokratike ka nisur “spastrimet” në nisje të legjislaturës së re. Mësohet se ka filluar edhe reformimi i grupeve të komunikimit në Whatsapp, nga ku bëhet me dije se një pjesë e mirë e deputetëve demokratë nuk do të jenë më në grupet e strukturave të partisë.

"Fshesa" brenda Partisë Demokratike/ Flamur Noka heq nga grupet e

Grupet në Whatsapp
"Fshesa" brenda Partisë Demokratike/ Flamur Noka heq nga grupet e

Grupet në Whatsapp

Bëhet fjalë për deputetët të cilët nuk arritën të rikonfirmoheshin në parlament, pasi u lanë jashtë listës së mbyllur. Ata janë hequr që sot nga grupet e Whatsapp ps asnjë njoftim paraprak nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, Madje, burime bëjnë me dije se deputetët janë larguar jo vetëm nga komunikimet e grupit parlamentar, por edhe nga ai i Këshillit Kombëtar.

Kandidatët që humbën në garën e 11 Majit e kishin të qartë se sipas statutit nuk do të mund të ishin më pjesë e forumit të lartë. Ata pritet të zëvendësohen nga deputetët e rinj që siguruan mandatin në zgjedhjet e 11 majit. Megjithatë, ata janë ende deputetë, përsa kohë parlamenti i ri nuk është mbledhur ende.

Advertisement