Connect with us

Kronike

FOTO/ Humbi jetën pasi ra nga skela e pallatit, ja kush është 30-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Severino Marche pasditen e djeshme, ku  Amarildo Dedja, djali me origjinë shqiptare, i cili jetonte prej vitesh në qytetin e Settempedana bashkë me gruan, prindërit dhe vëllanë e tij u nda nga jeta në moshën vetëm 30-vjeçare.

Ai u rrëzua nga skelat e një pallati në rinovim pasi pësoi lëndime të shkaktuara nga tërmeti, duke fluturuar për 10 metra.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes nga rënia. Shërbimet e urgjencës që mbërritën menjëherë u përpoqën ta ringjallën por ishte e pamundur.

30-vjeçari kishte një kompani të vogël ndërtimi por ishte edhe futbollist, në fakt luante në liga amatore si mesfushor.

Ai ishte aktualisht një lojtar për Ruggero Mancini të Pioraco. ‘I gjithë Ruggero Mancini- lexojmë në shënimin e klubit- i gjendet pranë familjes së tij’.

Ai kishte luajtur më parë për Tolentino, Potenza Picena, Camerino, Settempeda dhe Folgore Castelraimondo, kështu që ishte i njohur në futbollin Marche.

Advertisement