Kronike
FOTO/ Jeta luksoze e Alban Velos
Është bërë publike ditën e djeshme ngjarja e plotë dhe organizatori i saj, ku i vdekur ka mbetur Edmond Papa.
Albano Velo, djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, dyshohet si organizator dhe autor i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Velo, sipas të dhënave të deritanishme, është mik i afërt me të ndjerin Aleksandër Sadikaj, i cili u vra më tritol në Sauk disa muaj më parë.
Ajo që bie në sy në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë ato me babain polic dhe Albano e shoqëron me shkrimin: Në flagrancë duke përdorur telefon në orar të punës. Por edhe nuk mungojnë as shprehjet motivuese dhe fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis.
30-vjeçari është fotografruar shpesh në resortin “Sancho Farm” të Sadikajt në Memaliaj bashkë me shokë të tjerë.