Connect with us

Kosova

FOTO/ Kjo është serbja e arrestuar në Kosovë, dyshohet se spiunonte për Serbinë

Një grua është arrestuar në zonën e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh, teksa dyshohet se ka kryer këtë veprim në bashkërendim me një tjetër person. E dyshuara, me inicialet J.Dj (J.Gj.), është identifikuar si punonjëse e OSBE-së dhe ka lidhje me komunitetin serb. Ajo dyshohet se ka ofruar informacion për shërbimet e inteligjencës serbe (BIA).

Arrestimi ka ardhur pas hetimeve disa mujore të realizuara nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se arrestimi ka ndodhur në një pikë kufitare dhe se e dyshuara ka qenë e përfshirë në një aktivitet kriminal. Po ashtu, ai ka theksuar se e dyshuara do të dërgohet për procedurë të mëtejshme nga Prokuroria Speciale, shkruan KP.

Sipas Prokurorisë, serbja e arrestuar është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorit të Shtetit. Njësitë relevante të Policisë së Kosovës gjithashtu kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarës për të siguruar prova të tjera materiale.

Lidhur me këtë ngjarje, është raportuar se zyrtarë të OSBE-së po bëjnë presion për lirimin e menjëhershëm të gruas së arrestuar.

Advertisement