Kronike
FOTO/ Ky është 24-vjeçari që ra nga 30 metra lartësi
Një aksident rrugor i ka shkaktuar vdekjen 24-vjeçarit Yllson Tasha. Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Tasha.
I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën.
Ai ka rënë nga ura, nga një lartësi 30 metra pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.