Kronike
Foto/ Ky është i riu që qëlloi me armë gruan dhe vrau veten
Personi që po shikoni në foto është Oltjon Sallaku, 21-vjeçari shqiptar që qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij marokene, Lamia Elambri. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Cassano delle Murge, në Bari të Italisë. Sallaku e qëlloi dhe pasi kujtoi se i kishte marrë jetën, u vetëvra duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë.
Por, Elamri mbijetoi dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Çifti ishin prindër të një vajze 2-vjeçare, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpinë e gjyshes. Pritet që të zbardhet ende arsyja që shkaktoi përleshjen mes çiftit.