Aktualitet
FOTO/ Ky është i riu që u vra pas një sherri për një vajzë
Personi në foton është 19-vjeçari Stiven Toshkesi, i cili mbeti viktimë natën e kaluar pasi u godit me thikë në pabesi nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj. Familjarët kanë hapur dyert e mortit për të riun i cili punonte si montazhier tek një televizion i njohur.
Maze dhe Hoxha i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 19-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.