Pinknews
Foto me bikini në det, Hygerta Sako “rikthen” përsëri verën me pozat e fundit
Ndonëse gradualisht po futemi në dimër, Hygerta Sako ka menduar të “rikthejë” edhe një herë verën. Prezantuesja “Rubrikës Sportive” në RTSH së fundmi është shfaqur me bikini në bregdet.
“Tinguj vere në nëntor”, shkruan Hygerta në një postim të bërë në “Instagram” të cilin e ka shoqëruar me një foto, ku duket më seksi se kurrë.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave të gazetares, të cilët e kanë komplimentuar bukuroshen për linjat dhe formën e saj fizike.