Aktualitet
FOTO/ Muzikë dhe koktejl në burgun e grave, ish-e dënuara organizon “Shën Valentinin” për të burgosurat
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/gra.jpg)
Gratë e dënuara në burgun e Pogradecit kanë organizuar një festë me rastin e Shën Valentinit. Edhe pse data shënon 13 shkurt, një ish-e dënuar nga qënë nismëtarja e këtij aktiviteti, të cilin e ka organizuar me dixhej dhe koktejl.
Gratë kanë shijuar atmosferën festive, duke marrë dhurata dhe duke kërcyer valle, duke krijuar një moment gëzimi e reflektimi brenda mureve të burgut. Ato u argëtuan nën tingujt e muzikës. Po ashtu, në këtë ditë të rëndësishme, organizata CFN dhuroi pako për të pranishmet.
Në mesazhin e institucionit të Burgut të Grave shkruhet:
“Dashuria është e vetmja forcë e aftë për të shndërruar qiellin me re në dritë plot shpresë”.
Kjo ngjarje simbolizon jo vetëm një moment feste, por edhe forcën e dashurisë dhe shpresës, edhe në kushte të vështira dhe ditë të tjera plotë argëtim dhe shplodhje do të vijojnë të jenë të pranishme në Institucionin e “IEVP Pojskë”.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)