Kronike
FOTO/ Përplasen dy automjete, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital
Një tjetër aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit te Gjadrit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasojë ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjence për ndihme mjekësore në spital.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona te plagosur.
Në të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.