Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Rishfaqet pas disa vitesh ish-Kryeprokurori i dënuar, Adriatik Llalla

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është shfaqur për herë të parë në publik që pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka publikuar dy foto me Llallën teksa shfaqen duke bërë simbolin e shqiponjës.

“Një takim pas disa vitesh me ish Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan ai.

 

 

FOTO/ Duke bërë simbolin e shqiponjës në kafene, rishfaqet

Ish-Kryeprokurori u dënua nga SPAK me dy vjet heqje lirie me akuzën e fshehjes së pasurisë në pranverë të vitit 2021. Ai u akuzua nga SPAK për të paktën 3 episode, por ish-Kryeprokurori nuk arriti të ndalohej pasi më parë ishte larguar nga vendi. Llallës iu sekuestrua një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023. Por, mbi këtë çështje SPAK ka deklaruar në mars 2023 se procesi i ekstradimit është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Advertisement