Bota
FOTO/ Rrëzohet për vdekje piloti i helikopterit zjarrfikës pranë liqenit…
Punonjësit e pyjeve nuk arritën të risillnin në jetë pilotin 41 vjeçar pas rrëzimit të helikopterit të tij pranë liqenit Haig Lake në rajonin Alberta
Një pilot helikopteri është vrarë gjatë luftës me zjarret në perëndim të Kanadasë, në incidentin e tretë me vdekje ditët e fundit, gjatë sezonit të zjarreve më të rënda në vend.
Piloti ishte i vetmi në bordin e mjetit ajror kur u përplas të mërkurën në veri-perëndim të Alberta thanë autoritetet vendase.
Policia tha se piloti ishte një 41-vjeçar nga Whitecourt, Alberta, por nuk publikuan emrin e tij.
Javën e kaluar zjarrfikësi 19-vjeçar Devyn Gale, humbi jetën i goditur nga një pemë e rrezuar duke luftuar zjarret në rajonin e British Columbia.
Ndërsa 25 vjeçari Adam Yeadon, vdiq një javë më parë duke luftuar zjarret pranë shtëpisë së tij në Fort Liard.
Zëdhënësi i transporteve kanadeze Chris Krepski tha se dy hetues ishin dërguar në skenën e rrëzimit të helikopterit.
Deri dje pasdite në rajonin e Alberta kishte 117 zjarre aktive, 17 prej të cilave konsideroheshin jashtë kontrolli
Mijëra zjarre kanë djegur më shumë se 100 000 km katrorë toka në të gjithë vendin këtë sezon.