Connect with us

Bota

FOTO/ Shtullunga tymi mbulojnë qiellin, një zjarr masiv ‘mbërthen’ Gjermaninë

Një zjarr masiv ka shpërthyer në Europa-Park, në Gjermani, i cili njihet si një nga parqet më të njohura të argëtimit në Europë,

Pamjet nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që dalin nga parku, që ndodhet pranë qytetit të Freiburgut.

Ende nuk ka raportime për viktima, ndërsa nuk është mësuar as shkaku i shpërthimit të flakëve.

Mësohet se familjet që ndodheshin në ambientet e parkut janë larguar menjëherë nga zona, e cila është evakuuar, ndërsa shërbimet e urgjencës po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Advertisement