Connect with us

Sport

FOTO/ Skandali me thirrjet raciste, edhe Broja nuk e ndjek më në Instagram shokun e skuadrës te Chelseat

Enzo Fernandez u bë pjesë e një skandali pas triumfit në Kupën e Amerikës, ku ai së bashku me shokët e tij të Argjentinës, filluan të këndonin këngë me konotacione raciste për futbollistët francezë.

Kjo gjë duket se ka sjellë një energji negative te Chelsea, me të gjithë lojtarët francezë të “Bluve”, por jo vetëm, që kanë hequr nga Instagrami Enzon, përfshirë edhe Broja.

Sulmuesi shqiptar duket se i është bashkuar shokëve të tij të skuadrës, të cilët janë ofenduar nga veprimi që mesfushori argjentinas bëri.

Ky i fundit kërkoi falje me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se çdo gjë nisi për shkak të euforisë, teksa për këtë gjë reagoi edhe vetë Chelsea.

Advertisement