Connect with us

Rajon

FOTO/ Tërmeti me magnitudë 6.7, çarje e madhe në portin e ishullit Chios

Published

on

jë çarje e madhe përgjatë bregdetit në portin e Chios u shfaq pak minuta pas tërmetit me madhësi 6.7 që ndodhi në mesditën e së Premtes pranë Samos.

Zyrtarë të Autoritetit Qendror Portual dhe Fondit Portal Ndër-Komunal ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë shumë edhe në Chios, por kryetari i bashkisë, Stamatis Karmantzis, tha se fatmirësisht nuk flitet për viktima dhe se nuk janë regjistruar as shembje ndërtesash.

Sipas tij, janë shkaktuar vetë, dëme të vogla materiale, kryesisht në ndërtesat e vjetra.

Rajon

25-vjeçarja shqiptare godit me thikë të renë

Published

on

By

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Selanik të mërkurën, ku një 25-vjeçare shqiptare goditi disa herë me thikë bashkë atdhetaren e saj 27-vjeçe, pasi kishte konfirmuar faktin se ajo ishte e dashura e ish-bashkëshortit të saj.

Ngjarja ndodhi në rrugën Ralli, ku viktima ishte duke shkuar në shtëpinë e motrës së saj, dhe autorja e ka ndjekur nga pas dhe e ka sulmuar me thikë, duke e plagosur në bark dhe në shpatull. 25-vjeçarja ka dalë sot para Gjykatës ku ka pranuar krimin e kryer për xhelozi

Mediat vendase raportojnë se viktima e quajtur Joana ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën  e saj nga gruaja që e goditi me thikë.

Sipas avokatit të viktimës, autorja 25-vjeçare në dëshminë e saj ka thënë se i ka dërguar mesazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale 27-vjeçares dhe prindërve të saj, me të cilat e kërcënonte me vrasje.

“Merreni vajzën tuaj se do ta vras”, u shkruante 25-vjeçarja  prindërve të viktimës, ndërsa në mesazhet që i dërgonte personalisht 27-vjeçares i thoshte se do ta vriste, se ishte e fiksuar  dhe xheloze se ajo ishte më e bukur se viktima, që kishte një lidhje dashurie me ish-burrin e saj.

Sipas mediave greke, sulmi ishte i organizuar mirë dhe 25-vjeçarja “synonte t’i merrte jetën dhe të kënaqte tekat e saj, sepse mendonte se ish-burri i saj do të hiqte dorë nga ajo për viktimën, e cila megjithatë nuk ka asnjë lidhje me ish-burrin e saj”.

Avokati i 27-vjeçares ka shpjeguar se viktima është goditur dy herë me thikë në pjesë kyçe të barkut dhe plagët ishin të thella, ndaj jeta e saj është në rrezik. Sipas tij, nëse goditjet do të kishin qenë disa centimetra më afër vendit ku ndodhet arteria qendrore, ato mund t’i kishin shkaktuar vdekjen.

“Autorja nuk kishte asnjë shkak dhe asnjë arsye për të kryer veprën penale të vrasjes me dashje ndaj saj, në gjendje të qetë shpirtërore”, theksoi ai.

Avokati theksoi gjithashtu se goditja e tretë me thikë që 27-vjeçarja mori në shpatull ishte ajo që i shpëtoi jetën, pasi thika e mprehtë ishte ngulur në shpatull në atë mënyrë që autorja të mos e hiqte dot për të vazhduar më tej goditjet me thikë ndërkohë që  nuk kishte asnjë mjet tjetër për të përfunduar deri në fund vrasjen.

“Më tha: ‘Eja Joana, të flasim, nuk do të të bëj asgjë’ dhe më pas më sulmoi. Unë ia dola me gjithë forcën që kisha dhe e shtyva me këmbë. Motra ime dëgjoi zëra dhe hapi derën e shtëpisë. Sapo më pa, vrapoi dhe më hoqi  thikën që më ishte ngulur  në shpatull, më pas lajmëroi babanë dhe u rrëzua në tokë. Sapo babai im u kthye në shtëpi, ai e kapi për flokësh  gruan që më sulmoi dhe bërtiti se do ta vriste me duart e tij dhe do të përfundonte në burg. Ai nuk duronte të më shihte të mbuluar në gjak”, përshkroi ajo më vonë.

E reja e bëri të qartë se nuk kishte lidhje me ish-bashkëshortin e 25-vjeçares, por kjo e fundit ishte xheloze patologjike, e madje e kishte sulmuar edhe një herë  në të shkuarën.

Continue Reading

Rajon

Abazoviç: Ju shqetëson fakti që jam shqiptar

Published

on

By

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç iu është drejtuar deputetëve në Kuvend, teksa po mbahet seanca e mosbesimit.

Gjatë fjalës së tij, Abazoviç ka akuzuar disa persona, sipas të cilit janë të shqetësuar për faktin se ai është anëtar i një kombi pakicë, shqiptar.

Abazoviç deklaroi se është kryeministër i cili ka marrë vendime të vështira për vendin, teksa shtoi se pret nga deputetët, arsyet se pse iniciuan seancën për mosbesimin e qeverisë së tij, shkruan Radio Televizioni Malazez (RTCG).

”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme.

”Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”, theksoi ai.

Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç përballet sot me votën e mosbesimit në Kuvend.

Propozimi u iniciua nga 36 përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Liberale, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.

Në propozimin për mosbesimin e qeverisë, thuhet se Abazoviç ka injoruar pikëpamjet e institucioneve më të rëndësishme shkencore në vend, duke injoruar me vetëdije pasojat e disa veprimeve, si Marrëveshja Themelore me Kishën Serbe.

Continue Reading

Rajon

Kuvendi i Malit të Zi voton sot për rrëzimin e Abazoviç

Published

on

By

Kuvendi i Malit të Zi do të votojë ditën e sotme pro ose kundër shkarkimit të kryeministrit Dritan Abazoviç. Mocioni i mosbesimit ndaj Abazoviç është paraqitur nga partia e presidentit Milo Gjukanoviç dhe është firmosur nga 36 deputetë. Seanca do të nisë sot në orën 11:00. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga 81 që janë në Kuvend.

Pakënaqësia ndaj qeverisë së Abazoviç vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes themelore për Kishën Ortodokse Serbe që u cilësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit. Abazoviç tha se nënshkrimi i Marrëveshjes me Kishën është mënyra për të arritur një konsensus parlamentar për çështjet e rëndësishme për integrimin në BE.

Ditën e sotme do të vendoset nëse Kuvendi do t’i japë një shans të dytë Abazoviç apo do ta shkarkojë. Në rast se Abazoviç do t’i mbijetojë votimit të sotëm, provimi i ri do të jetë më 2 shtator, me kërkesë të Frontit Demokratik (FD) dhe Demokratëve, kur do të vendoset edhe për propozimin e tyre për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq.

Çfarë përmban Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

Marrëveshja parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd. Me marrëveshje, shteti njeh vazhdimësinë ligjore të kishës që nga viti 1219, gjashtë shekuj më shumë se Kisha Ortodokse Serbe në Serbi. Marrëveshja i jep Kishës Ortodokse Serbe kompetenca ligjore publike dhe hap mundësinë e futjes së arsimit fetar në shkolla.

Përveç kësaj, autoritetet shtetërore nuk mund të ndërmarrin masa sigurie në ndërtesat e kishave pa miratimin paraprak të autoriteteve kompetente të kishës, kurse shteti ka marrë përsipër të regjistrojë pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Continue Reading

Rajon

Nuk përshëndeten, pamje nga takimi Kurti-Vuçiç

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po e zhvillojnë takimin e tretë mes tyre në Bruksel.

Pamje nga fillimi i takimit janë publikuar nga Bashkimi Europian. Fillimisht, kryediplomomati europian, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak ulen në tavolinë, ndërsa më pas aty shkon fillimisht Kurti e më pas Vuçiçi.

Kurti dhe Vuçiç nuk përshëndeten e as nuk shihen në sy ndërsa ulen njëkohësisht përballë njëri-tjetrit.

Bashkimi Europian planifikon që këtë takim ta fokusojë në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

BE ka njoftuar se gjatë këtij takimi do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Për këtë takim, Borrell i thirri Kurtin dhe Vuçiçin pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës në fund të korrikut.

Continue Reading

Rajon

Shefi i NATO zhvillon takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do t’i takojë sot veçmas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një ditë para takimit të dy liderëve në Bruksel.

Kështu bëhet e ditur në njoftimet e NATO-s lidhur me këto dy takime. Pas këtyre dy takimeve të shefit të NATO-s, me Kurtin dhe Vuçiçin do të ketë edhe konferencë për media.

Konferenca për media ndërmjet Stoltenbergut dhe Vuçiqit do të mbahet në orën 15:30, ndërkaq me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 17:00.

Ndërkaq, 18 gusht pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas tensionimit të situatës në veri për shkak të vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet si dhe me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach.

Kurti, në një shkrim në Twitter, bisedën me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka quajtur “telefonatë të frytshme”.

Siç tha kryeministri, biseda ka qenë lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke.

“Një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit (Derek Chollet), lidhur me shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë; rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke”.

“Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington në muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Kurti

Kurti, më herët gjatë ditës së martë, zhvilloi bisedë telefonike edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Siç njofton Kurti në Twitter, është biseduar për takimet në Bruksel dhe rëndësinë për një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Telegrafi.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, deklaroi Kurti.

E një ditë para takimit të 18 gushtit, Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimit Kurti-Vuçiq, ndërsa u tha se do të fokusohen në marrëveshjen për normalizim.

Takimi i cili do të fillojë në orën 10:30, do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.

“Të enjten, më 18 gusht, në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi. Ai do të ndihmohet nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak”.

“Do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Takimi do të fillojë në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të trajtohen çështjet aktuale me synim siç thuhet, zbutjen e tensionit aktual në terren.

“Përfaqësuesi i Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë”, thuhet më tej.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga ekzekutivi kosovar

Herën e fundit ata janë takuar më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING