Sport
FOTO/ Tifozët sjellin probleme, FSHF dënon Kukësin, mbyll edhe Egnatian
Tifozët po kthehen në shqetësim të madh për klubet këtë sezon teksa nuk mungojnë gjobat dhe dënimet çdo javë. Ashtu siç pritej, klubi i Kukësit është dënuar me katër ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë sfidës me Partizanin teksa invaduan fushën dhe goditën zyrtarët e ndeshje me sende të forta.
Naim Halili, drejtori sportiv i Kukësit, është përjashtuar me dy vite nga të gjithë aktivitet sportive për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Për sjellje të gabuar të tifozëve me dy ndeshje pa tifozëvë është dënuar edhe klubi i Egnatias.
Ndërkohë, me 3 ndeshje pezullim janë dënuar Arinaldo Rrapaj i Partizanit dhe David Janaqi i Skënderbeut të cilët u ndëshkuan me karton të kuq në sfidën e fundit.