Connect with us

Kronike

FOTO/ Trafikndarësja i futet makinës mes për mes, aksident i frikshëm në Xhyrë të Librazhdit

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd.

Një automjet tip Benz me targë AA 950 RZ që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Prrenjas ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë korsisë së rrugës .

Për pasojë është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe trafikndarësja i është futur makinës mes për mes në anën e pasagjerit.

Fatmirësisht drejtuesi ka qenë duke udhëtuar vetëm dhe nuk ka pësuar lëndimi nga aksidenti i tmerrshëm.

Advertisement