Aktualitet
FOTO/ Turistë italianë në qendër të vëmendjes, gjejnë portofolin me para
Shqipëria ka qenë një destinacion turistik për turistët italianë gjatë kësaj vere. Mirëpo këta të fundit na kanë treguar dy anët e medaljes gjatë ditëve të tyre të pushimit.
Një incident i pakëndshëm u regjistruar tre ditë më parë në Berat, ku disa turistë italianë u larguan nga restoranti pa paguar.
Ditën e sotme, në Sarandë, disa turistë të tjerë italianë kanë vjedhur jastëkun dhe çarçafët në një hotel.
Por ka dhe nga ata që duan të kujtohen për mirë.
Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në komisariatin e policisë së Lushnjës.
Policia thotë se pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.
Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.