Kronike
FOTO/ U arrestuan me urdhër të SPAK, ja kush janë Ndoka e Tuku që dalin në përgjimet “Metamorfoza3”
Ilia Ndoka dhe Arian Tuku, janë dy nga emrat që i jashtë shtuar të arrestuarve me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale ka kryer, pas zbërthimit të platformave SKY dhe Encrochat.
Emri i Ilia Ndokës rezulton mes 50 emrave për të cilët është firmosur urdhërarrest në kuadër të operacionit të arrestimeve të ndërmarra më 17 maj 2024 kur u goditën 7 grupe të rëndësishme kriminale që vepronin në qytete kryesore të vendit.
Ndërkohë, nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu ai ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit
Pak ditë më parë, SPAK nxorri mbi 50 urdhër-arreste ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit, drejtues të organizatave dhe grupeve kriminale, ish-deputeti socialist Arben Ndoka, por edhe personazhe të tjerë që nga komunikimet në platformat e çkoduara, rezultojnë të përfshirë në plane vrasjesh apo çështjes të tjera kriminale.
Nga publikimet e deritanishme janë zbardhur disa lidhje të politikës me krimin, por edhe planet se si dy ish-deputetë të PS-së, Arben Ndoka dhe Rraja thurnin për të vrarë njëri-tjetrin.