Connect with us

Kronike

FOTO- U ekzekutua me breshëri plumbash, ky është Lulzim Visha

Personi në foto është Lulzim Visha, 48-vjeçari i cili u vra gjatë atentatit një ditë më parë në Kamëz. Ai u pa shenja jete dje rreth orës 07:40 të mëngjesit brenda automjetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në ‘Postman’. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Banorët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka ngre dyshimin se autorët mund të kenë përdorur silenciator.

 

Policia ka gjetur një armë zjarri me silenciator në banesën e Ervis Lamit, i cili është i njohur për arratisjen nga burgu i Drenovës. Në momentin e kontrolleve nga Policia, Lami nuk ka qenë në banesë, por një familjar i tij ka hapur derën. Mësohet se viktima dhe disa anëtar të familjes Lami kanë pasur një sherr, që dyshohet se ka qenë për pronat. Efektivët kanë arrestuar Eduart Lamin, djalin e xhaxhait të Ervis Lamit, i cili ka pasur armën pa leje që është gjetur në banesë.

Si pistë qëndron edhe ajo e hakmarrjes, pasi viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Advertisement