Kronike
FOTO/ U ekzekutua sot para një marketi, ja kush është viktima babai i tre fëmijëve
Ky është 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj që u ekzekutua pasditen e sotme në Balldre, Lezhë. Lekstakaj, babai i tre fëmijëve kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindje.
Ai u qëllua ditën e sotme rreth 300 metra larg nga banesa e tij, teksa kishte blerë një pije freskuese dhe po dilte nga marketi.
Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1997 dhe që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset. Biznesmeni Nikulaj ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin nga vrasës me pagesë, të gjithë të arrestuar, teksa dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhiaj (Lekstakaj). Teksa sot u vra një tjetër pjesëtar i fisit Lekstakaj, duke dëshmuar se saga e hakmarrjes vijon për mbi dy dekada.