Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Vizita e Zelensky, Berlini shndërrohet në një kështjellë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar të premten Berlinin, ndërsa kryeqyteti i Gjermanisë ishte kthyer në një kështjellë, me kufizime të shumta në trafik dhe angazhimin e trupave speciale në aspektin e sigurisë.

Pamjet e mëposhtme tregojnë masat që janë marrë nga autoritetet gjermane për të siguruar vizitën e Zelensky-t, i cili herën e fundit e vizitoi Berlinin në qershor.

Policia e Berlinit filloi të enjten masat e saj të gjera të sigurisë për vizitën aktuale shtetërore.

Pjesë të autostradës së qytetit të Berlinit u mbyllën plotësisht në mënyrë që të shoqërohej autokolona e presidentit nga aeroporti BER në qendër të qytetit. Në të njëjtën kohë, gjashtë helikopterë të policisë federale u ngritën pasdite duke monitoruar hapësirën ajrore.

Policia angazhoi në operacion shumë efektivë dhe ka aplikuar masa të veçanta. Zona përreth Pallatit Bellevue është rrethuar, sikundër ndodhi edhe me zonën e Kancelarisë Federale. Snajpera nga njësitë speciale të policisë, ekipet e qenve anti-eksploziv, si dhe patrullim i policisë me varka, janë të tjera masa të aplikuara.

“Gjatë vizitave të mëparshme shtetërore, seksionet qendrore të rrugës në qendër të Berlinit u mbyllën me një njoftim shumë të shkurtër, ndonjëherë duke zgjatur disa orë, dhe ngasja u urdhërua me shpejtësi të reduktuar ndjeshëm,” tha ai. S-Bahn po planifikon për këtë. Prandaj, shërbimi i trenave në zonën e qendrës së qytetit do të reduktohet, tha një zëdhënës.

  • foto galeri
  • foto galeri
Advertisement