Connect with us

Kronike

FOTO/ Vrasja për motive pronësie në Has, ja kush është autori i dyshuar i ngjarjes

Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i dyshuar për vrasjen e sotme me armë zjarri të 34-vjeçarit Rushit Sallahu në Has. Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. Sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Advertisement