Kronike
FOTO/ Zbulohet shënjestra e atentatit në Fresk, autori e qëlloi me plumb në bark Juglen Abazin

Personi që shihni në këtë foto është shënjestra e atentatit të mbrëmjes se djeshme në zonën e Freskut në kryeqytet. Personi i plagosur është identifikuar si Juglen Abazi, 27 vjeç. Mësohet se Abazi ndodhej brenda në automjet në momentin që u qëllua me armë zjarri. Ndërsa autori i atentatit ka qenë në këmbë dhe ka shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur me një plumb në bark.
Pavarësisht plagës së marrë, 27-vjeçari ka arritur të shkojë vetë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, autori është identifikuar nga policia dhe hetimet për ngjarjen vijojnë intensivisht për të zbardhur motivet dhe për të bërë të mundur kapjen e tij.

