Connect with us

Kronike

FOTO+EMRI/ Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci.

Sipas medieve italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena.

Sipas medieve italiane Xhulio po drejtonte makinën e tij tip  Volksëagen Polo kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës , e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.

La vittima è Xhulio Marleci, 29 anni

Advertisement