Connect with us

Kronike

FOTO+EMRI/ Krimi makabër, ky është shqiptari që mbyti gruan në shtrat

Personi që shihni në foton e mësipërme është 30-vjeçari shqiptar Lulzim Toci, i cili ka mbytur bashkëshorten e tij, Eleonora Toci, teksa ndodheshin në shtrat dhe fëmijët e tyre ishin të pranishëm në shtëpi.

Vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në San Felice a Cancello, Caserta, Itali dhe ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë.

Sipas asaj që është konstatuar nga policia italiane, kanë qenë dy fëmijët e moshës 4 dhe 6 vjeç, të cilët i kanë treguar tezes në një “videocall” trupin e nënës së tyre.

“Babi vrau nënën”, këto ishin të vetmet fjalë që thoshin të vegjlit në telefon.

Lulzim Toci menjëherë pas vrasjes ka shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i ka kërkuar që ta shoqërojë në spital.

Megjithatë, kunata e 30 vjerit dyshoi dhe thirri vajzën. Mirëpo, një nga fëmijët i është përgjigjur telefonit dhe në një video-telefonatë ka treguar trupin e pajetë të 24-vjeçares.

Vrasja ka ndodhur pas një debati, arsyet e të cilit ende nuk janë përcaktuar.

Advertisement