Kronike
FOTO+EMRI/ Përplaset për vdekje shqiptari në Itali, po ikte në punë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/aksident-6.jpg)
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Marca, Itali. Një shqiptar 40-vjeçar, Saimir Gjinika, i cili po udhëtonte me një motor, është aksidentuar nga një furgon. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, shkruajnë mediat italiane, aq sa shqiptari ka ‘fluturuar’, gati 50 metra. Ai ka humbur edhe kaskën gjatë këtij aksidenti të rëndë.
![FOTO+EMRI- Vdes shqiptari në Itali, u përplas nga një furgon](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/dosja.al/media3/-640-0-1684512921xfggpng-364.png?resize=740%2C462&ssl=1)
Shqiptari, Saimir Gjinika, 40-vjeç me origjinë shqiptare, por banues në San Biagio, është përplasur me dhunë në anën e djathtë të një mjeti tip Fiat Punto, i cili vinte nga drejtimi i kundërt i lëvizjes dhe u kthye majtas pa e kuptuar se mjeti po afrohej. Ai u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit Ca’ Foncello në Treviso, por ndërroi jetë në spital. 40 vjeçari, një punonjës i Atena, një kompani në zonën e Carbonera, ishte rrugës për në punë: kolegët e tij, kur ai nuk u shkoi në punë, e kuptuan shpejt se çfarë kishte ndodhur.
Tashmë, Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për vrasje në rrugë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)