Rajon
FOTO+EMRI/ Pjesë e bandës ‘Esko’, arrestohet shqiptari
Personi që shihni në foto është një tjetër shqiptar i arrestuar sot si pjesë e grupit kriminal të Eskos. Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Meta nga Çorovda.
31-vjeçari ish-i dënuar i të ashtuquajturës “Banda me Kallashnikov” doli në media më 1 tetor ku shfajësoi veten duke thënë se nuk kishte lidhje me këtë bandë që u shkatërrua në Greqi, ndërsa vepronte dhe në universitetin Politeknik të Athinës.
Banda e Kampusit kryente grabitje me mizori të veçantë dhe trafikonte drogë, ndërsa anëtarët e saj akuzohen dhe për grabitje që kishin ndodhur më herët.