Kosova
Fotografia e krimit/ Hovenier flet me tone të ashpra për Radoiçiç
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur me tone te ashpëra rreth takimit të Marko Gjuriç, ambasadorit të deritashëm të Serbisë në SHBA dhe Milan Radojiçiç, i kërkuar nga Interpoli në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Fotografia mes të dyve u publikua dhe qarkulloi para dy ditësh në profile të ndryshme në platformën X dhe më pas u konfirmua vërtetësia e saj edhe nga vetë Gjuriç. Hovenier ka theksuar se “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për Radoicic është i njohur. Ai është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional” – ka thënë ambasadori amerikan duke shtuar se “Serbia duhet të mbajë përgjegjës gjithë personat e përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjskë, që rezultoi me vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”
Gjithashtu ambasadori rikujtoi se SHBA ka një pikëpamje të qartë për Radoiçiç-in “Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist. Është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”- ka theksuar Hovenier. Marko Gjuriç tani po përflitet si mandatar për formimin e qeverisë së re të Serbisë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023.
Në reagimin e tij për takimin, ai ka thënë se as nuk e fsheh e as nuk turpërohet dhe se tqkimi lidhet me “punën që ai bën” dhe se “publikimi i fotografisë lidhet me kthimin e tij në politikën e përditshme”.
Kurse Rada Trajkoviç, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, duke i ka reaguar ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, pasi publikimit të fotografisë, tha se fotografia mund të jetë hedhur në qarkullim nga rrethi i i ngushtë i Gjuriç, me qëllim diskreditimin e tij, teksa diskutohet se ai mund të marr postin e kreut të qeverisë se re në Serbi, pas disa ditësh.