Connect with us

Kosova

FOTOLAJM/ Atmosferë e veçantë në Prizren për 28 Nëntorin, kamerierët shërbejnë me plis në kokë

Qytetarët e Kosovës kanë krijuar një atmosferë të veçantë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Siç shihet edhe në pamje në ambiente të ndryshme të lokaleve apo restoranteve, nuk ka munguar atmosfera dhe simbolet kombëtare.

FOTOLAJM/ Atmosferë e veçantë në Prizren për 28

Në një lokal në Prizren kamerierët mbajnë në kokë plisin e bardhë me shqiponjën dykrenare, një gjest që tregon krenari. Gjithashtu në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës. Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.

FOTOLAJM/ Atmosferë e veçantë në Prizren për 28

Advertisement