Aktualitet
Me duart larë në gjak, momenti i arrestimit të Dan Hutrës
Pamjet që shihni tregojnë momentet e arrestimit të Dan Hutrës, i cili vrau sot 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Ai për disa orë u arratis, ndërkohë që policia e arrestoi, madje i sekuestroi dhe armën e krimit.
Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku Hutra mësyhu në banesën e ish-gruas së tij. Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe
të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku dhe plagosi atë dhe ish-vjehrrën.
Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamzë, ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjece.