Politike
Fotot nudo në plazh/ Rama: Më kërkuan lekë…
Kryeministri Edi Rama ka folur përballë Grida Dumës, dhe për fotot e famshme nudo që iu publikuan vite më parë.
“Kisha shqetësim patjetër, ishte një kuti me fotografi lloj lloj, të cilat i kisha lënë në bagazhin e makinës bashkë me gjëra të tjera sepse jam shumë i pavëmendshëm, fatmirësisht që kur jam disiplinuar nga pikëpamja e jetës dhe kam një njëri që kujdeset për mua në gjërat më të jashtëzakonshme. Një ditë të bukur më bie telefoni dhe e ngrita më tha dikush shiko me një zë shqetësues, duhet të bëhesh gati të paguash se ke dhe fushatën përpara, nuk po e kuptoja çfarë po thoshte i thashë kush je më tha do e kuptosh por përgatitu të paguash mirë.
I thashë mos u shqetëso se nuk është se po sheh për herë të parë më tha nuk është për të qeshur. E ndava mendjen që duhej të përballohesha më të vërtetën, i thashë thuaj është montazh, por më vinte plasja të fshihja këtë gjë isha në një plazh nudist me të dashurën tim. Kam qenë njeri i lirë nuk e lashë fushatën në mes për të ikur atje. Kam pasur gjithmonë besim tek shqiptarët janë të mprehtë edhe për gjëra të caktuara që mund të diskutojnë njerëzit dhe e kanë të fortë instiktin se kush ka të drejtë. Në këtë pikë thoja çfarë është kjo në fund të ditës të gjithë njerëzit do të thonin çfarë ka bërë. Nuk ishte e lehtë, më erdhi fjala që kishte vajtur në një gazetë, nuk ishte e lehtë.
Aty u rritën , se ne bëjmë sondazhe fotografitë e zgjeron diferencën. Axhenda ishte që do të bëja takim me të rinjtë në një si disko, ishte kohë pak para dreke dhe aty ishin mbledh nja 200 të rinj dhe unë i them, kanë nxjerrë sot disa foto të mijat që i kam bërë kur kam qenë me të dashurën atje dhe ata mendojnë se duke u futur tek jeta private e imja më dëmtojnë. Ata të gjithë shpërthyen në duartrokitje dhe kur po dilja ishte një nga këta tipikët dhe më tha je i madh, se e kisha ndarë mendjen por desha të dëgjoj çfarë do të thoje e po të kishe thënë është montazh do e kishe harruar votën time. Unë mendoj se shqiptarët janë shumë të mprehtë e të adaptueshëm”- tha Rama.