Connect with us

Pinknews

FOTOT/ Oriola Marashi “tërbon” sërish ndjekësit, publikon fotot hot ku shfaqet topless

Modelja e njohur, Oriola Marashi, e cila është dhe e dashura e Eros Grezdës, tërheq vëmendjen e të gjithëve me fotot hot që publikon në rrjete sociale.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar në Instagram disa foto mjaft provokuese.

Këtë herë flokët i kishte të zeza dhe me baluke, ndërsa tek make up-i mbizotëronin ngjyrat e ndezura.

Modeli i flokëve dhe aksesorët e bëjnë të duket si Kleopatra “e kohëve moderne”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Pas kërcimit në shi, përplasje e ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Je rrugaç

Duket se ‘telefonatat e erës’ nuk bënë asnjë punë për të vënë qetësinë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Pas telefonatave prekëse, brenda shtëpisë nisën debatet. Mes Eglës dhe Meritonit, nisi një bisedë e qetë e më pas devijoi në ofendime.

Ishte Meritoni ai që përmendi çështjen e Eglës me Saimir Kodrën, e më pas aktorja shpërtheu në ofendime. Ajo deklaroi se persona si Meritoni nuk e meritojnë që të shfaqen në ekrane.

DEBATI MES TYRE:

Meritoni: Zemër rregullo imazhin, se ke punë jashtë. E ke me zotërinë.

Egla: Me kë zotëri? Do ma paguash avokatin?

Meritoni: Me fol në këtë mënyrë…

Egla: Unë mendoj se njerëz si puna jote nuk duhet të dalin në ekran, je një rrugaç që nuk duhet të ekzistosh dhe promovohesh në ekran. Je një rrugaç që shantazhon.

Continue Reading

Pinknews

“Alo babush, o babushi im”/ Juli në telefonin e erës: Kam aq mall për ty…

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Juli ka zgjedhur të telefonojë babanë e tij, artistin e ndjerë Zef Deda, të cilit i ka shprehur vazhdimisht sesa shumë i mungon.

Alo babush, o babushi im, zemra ime, ah sa më ka marrë malli për ty babo. E di, e di, që je mirë, je me engjëjt atje. Mos ki asnjë merak për këtu, por të flas nga shtëpia e BB babo. Para se të ikje nga ne, ta thash që do hy, the futu me luftu si trimat. Njat’ jam tu bo bab, e di se më shef, shpresoj t’i kem tregu ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar, s’ma thua dot, por unë e di që ti je krenar për mua. Je në zemrat tona babo, mama është shumë mirë, e di që është dashuria jote, dhe ne e duam shumë.

Më kujtohet kur pata shku në shkollë të lartë, më the je tu shku me u bo aktor, por para se të bëhesh artist duhet të bëhesh njeri, këtë këshillë nuk e kam harruar në asnjë moment bab. Të du shumë, do kisha dëshirë…të kam kujtuar disa herë, e di që më ke dëgjuar, kam pasur nevojë të më thuash vrejtjet dhe sugjerimet e tua. Ah sa më kishte marrë malli për zërin tënd…të dua shumë dhe kam një  mall për ty që nuk di ta shpjegoj me fjalë. Me 25 maj është finalja, mos u hallakat atje”-ishte telefonata e Julit.

Continue Reading

Pinknews

“Vetja ime e bukur”/ Françeska bën telefonatën e çuditshme: E di që nuk ke më shpresa…

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Françeska, ndryshe nga banorët e tjerë, zgjodhi që të telefonojë veten e saj, kur ka qenë e vogël dhe e bullizuar.

Telefonata e Françeskës: “Vetja ime e bukur sa më kë munguar, çtë të them? Dua të flas me Françëskën kur ka qenë 15 vjeç, në pikën më të vështirë të jetës së saj.. kur nuk kisha asnjë shpresë për jetën. Françeska, dua të them që unë e di që nuk ke më shpresa, unë e di që jeta për ty është bërë e padurueshme.

Unë e di që kur sheh veten në pasqyrë e urren. E fajëson vetën për çdo gjë, unë e di që ti me zor çohesh çdo mëngjes dhe nuk e do më.. dhe çdo ditë mendon se kur do vijë fundi.

Kur të mendoj më dhimbsesh… më dhimbsesh nga urrejtja që ke pasur për veten tënde, për vuajtjet që ke kaluar, më dhimbsesh për faktin që asnjë nuk të kupton dhe sa e vetmuar që ndihesh në jetën tënde.

Dua të them bëj durim, ti vlen shumë… Jeta jot vlen shumë, t’i do i kalosh të gjitha gjërat që ti mendon se do të çojnë drejtë fundit. Nuk është e nevojshme të lëndosh dhe urresh veten tënde, sepse kur të rritesh të pret një jetë shumë e bukur, një dashuri shumë e madhe, të prej një djalë i voçkël, të pret suksesi, lumturia që unë e di që ti e ke, por që e kërkon.

Do vijë një moment në jetën tënde që ti do pranohesh për atë që je. Do e duash veten tënde dhe do e ngresh zërin për veten tënde. E di që në këto momente nuk e gren dot, por do vijë një moment që edhe kur ata të tentojnë të marrin zërin, të ulin zërin ti nuk do pranosh. Do vazhdosh që flasësh.

Mos u dorëzo, jeta është shumë e gjatë dhe e bukur. Ti meriton të realizosh gjithë ëndrrat që ke. Mos harro të duash veten tënde sepse kjo është shumë e rëndësishme. Jepi dashuri edhe mamit, se e kupton tani që je bërë mami vetë. Të dua shumë dhe forca…”

Continue Reading

Pinknews

“Alo ba…”/ Egla shpërthen në lot gjatë “telefonatës” prekëse me babain

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Egla ka zgjedhur të telefonojë babain e saj, të cilit mes lotësh i thotë që është mirë dhe se e ka marrë malli për të.

Telefonata e Eglës: Alo ba… hë mo, ç’bëhet andej nga ty? Si të shkojnë punët? A qesh a… ë? Je plakur mo? Mos më thuaj… (qesh). Miri është rritur, është bërë me dy fëmijë, Berti ka dy goca. Unë mbahem, mbaj mamin… e di ti, goca e babit pra.

Shokët e tu ca më shkruajnë akoma, nëpër rrjete sociale. Kanë dalë rrjetet sociale, janë ca gjëra që shkruajnë njerëzit me njëri tjetrin dhe aty ka disa nga shokët e t’u që më shkruajnë. Janë krenar që unë jam rritur mirë, e di ti.

E di çfarë? Unë do doja të ishe këtu me na pa, të treve që jemi bërë shumë të mirë edhe çunat edhe unë, ia kemi dalë më së miri. Do doja të ishe që t’ia fusnim një udhëtim, ku të na donte qejfi, nga një muhabet siç dije të bëjë ti dhe që çunat të kishin mësuar disa gjëra më shumë nga ti.. dhe të kisha pa disa rrudha ca thinja, të kishim vazhduar ato kërcimet tona që i bënim për vit të ri… nejse.

Të mbaj mend shumë mirë edhe të kam në mendje dhe në zemër, mos ki merak fare për mamin e kam unë në dorë dhe çunin, e di ti. Edhe do shihemi… Besmirit i ngjan shumë, si karakter është babaxhan si ty. Ika tani se u qurravitëm ca si shumë, pa merak…

Continue Reading

Pinknews

E trishtë/ Ish banori i ‘BBV’ humb njeriun e afërm: Zot…

Ish-banori i Big Brother VIP Jetmiri ka humbur një njeri të afërt.

Në një postim në InstaStory, Jetmiri shkruan: “Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët”, bashkangjitur me një foto me disa qirinj dhe fjongon e zezë, duke mos zbuluar më shumë.

Jetmiri la përfundimisht garën e Big Brother VIP 3, pas debateve të shumta me banorët e shtëpisë, në Prime.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING