Bota
FOTOT: Stuhia më vdekjeprurëse godet Nju Jorkun
Autoritetet meteorologjike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për një nga stuhitë më vdekjeprurëse të borës në vitet e fundit në Nju Jork.
Reshjet e dendura të borës që goditën disa pjesë të shtetit perëndimor të Nju Jorkut vazhdojnë të premten, me stuhinë që kërcënon të shkaktojë probleme masive.
“Reshjet e borës do të sjellin vështirësi në lëvizje, dëmtim të infrastrukturës dhe do të paralizojnë komunitetet më të prekura. Ajri shumë i ftohtë do të shoqërojë këtë ngjarje, me temperatura 20 gradë nën parashikimin normal gjatë fundjavës ”, tha të enjten Shërbimi Meteorologjik i SHBA.
Duke u lutur për kujdes ekstrem nga banorët gjatë fundjavës, guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hokul e përshkroi stuhinë si një ngjarje “të madhe, domethënëse” të reshjeve të borës që mund të jetë po aq kërcënuese për jetën sa stuhia e nëntorit 2014.
”Është ky nivel i borës që po bie me këtë intensitet që po krijon një mungesë të rrezikshme shikueshmërie në rrugë ,” tha Hokul të enjten ndërsa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 11 qarqe.