Connect with us

Kronike

FOTOT/ Vrau babain për para dhe e hodhi në pus, kush është viktima dhe autori i krimit

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Shënavlashin në Durrës.

Shtetasi Esmerald Balla (34 vjeç) dyshohet se ka vrarë me armë gjahu babain e tij Enver Ballën (62 vjeç) dhe më pas trupin e tij e ka hedhur në pus.

Mediat kanë publikuar foton e autorit të dyshuar të vrasjes Esmerald Ballës. Pas hetimeve rezultoi se djali i tij e kishte vrarë për çështje parash.

Esmerald Balla (autori i dyshuar)

Gjithashtu mediat kanë publikuar edhe foton e të ndjerit, 62 vjeçar Enver Balla që u gjet i vdekur në një pus në Shënavlash të Durrësit.

Enver Balla rezultonte prej 20 ditësh i humbur, pasi denoncimit në komisariat të familjarëve të tij në Shënavlash. Ai u gjet i vrarë dhe pas hetimeve rezultoi se e kishte vrarë djali i tij 34 vjeçar, Esmerald Balla, të cilën e pohoi përpara policisë.

Djali e ka vrarë babanë me armë gjahu, raporton gazetari Sokol Dema, pasi pretendon se i ati i kishte marrë një shumë parash.

Enver Balla (viktima)
  •  Esmerald Balla u përpoq ta fshehë krimin

62-vjeçari Enver Balla kishte humbur kontaktet me familjen rreth 22 ditë më parë, pasi më datë 13 gusht ka qenë vetë djali Esmerald Balla që ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzim.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin, pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

  • Çfarë njoftoi policia për krimin brenda familjes

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, raportoi më herët këtë të mërkurë Policia e Durrësit.

Advertisement