Kosova
FOTOT/ Xhama të thyera dhe gëzhoja plumbash, brenda “zonës së luftës” në Banjskë
Gëzhoja plumbash, automjete të dëmtuara, e xhama të thyer; janë dëshmia e 12 orëve dramatike që përjetoi fshati i Banjskës në veri të Kosovës, ditën e dielë kur mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Mediat kanë mundur të hyjnë në fshatin e Zveçanit, pasi autoritetet rihapën rrugën që çon për atje pas disa ditësh bllokim.Situata për momentin është e qetë.
Nëpër rrugët e fshatit shihen vetëm gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa qytetarët janë mbyllur në shtëpi, të frikësuar dhe të painformuar siç duhet për ngjarjet.