Aktualitet
FOTOT+EMRI/ 26 vjeçari, babai i tre fëmijëve, tentoi t’i shiste drogë, por më pas abuzoi me turisten italiane, zbardhen detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 26-vjeçari, Leonar Preza akuzohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare italiane.
Sipas raportimeve, Preza i është afruar fillimisht 18-vjeçares, e cila ishte ulur në një stol pranë hotelit ku ishte me shoqërinë e saj, dhe ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike.
Më pas ai e ka bindur të zhvendosen te zona e shezloneve, ku dhe ka abuzuar seksualisht me të. 26-vjeçari, punëtor i shezlonëve dhe babai i tre fëmijëve nuk është person i panjohur për policinë. Më herët ai ka qenë arrestuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë dëshmisë së saj 18-vjeçarja është shpehur në polici se kishte qenë me shoqërinë e saj kur në një çast është shkëputur nga ata dhe është ulur në një shezlon pak metra larg hotelit ku ishin. Më tej ka treguar se rreth orës 5:30 të mëngjesit i është afruar një person i cili e ka sulmuar dhe ndonëse ka tentuar të mbrohet ai e ka përdhunuar.
Ndërkohë, Preza nga ana tjetër është shprehur se ka kryer marrëdhënie intime me të renë italiane, por sipas tij ka ndodhur edhe me dëshirën e 18-vjeçares. Bëhet me dije se vajza u dërgua në spital ku iu nënshtrua një vizite të hollësishme mjekësore. Ajo ka pasur shenja në duar, në qafë e në pjesë të tjera që tregojnë se mund të jetë abuzuar mund të jetë përdhunuar.

